Çifti më i veçantë në botë thyen rekordin e “Guinness”! Zbuloni arsyen përse

James dhe Chloe Lusted janë çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm.

Ata u konfirmuan nga komisioni i rekordeve ‘Guinness’ në kategorinë specifike: Çift i martuar, sekse të ndryshme, gruaja më e gjatë. Chloe është e gjatë rreth 1.65 cm, ndërsa James 1.09 cm.

33-vjeçari vuan nga një formë e rrallë nanizmi e njohur si Displasi Diastrofike. Ai është aktor dhe prezantues, ndërsa bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Chloe është mësuese.

Dyshja është njohur në një bar ku u prezantuan nga miq të përbashkët të tyre dhe në atë periudhë Chloe ishte studente në Cardiff të Uellsit.

Pavarësisht nga frika për sfidat e mundshme me të cilat do përballeshin nga lidhja e tyre e dashurisë, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si të tjerët mund t’i trajtojnë ata, ata zyrtarisht u bënë çift në fund të vitit 2013.

Shtatë muaj më vonë, Chloe dhe James udhëtuan në një liqen në veri të Uellsit. Për këtë udhëtim, James kishte një plan mjaft të bukur.

Me pamjen e liqenit James u ul në gjunjë dhe i propozoi Chloe, e cila e pranoi me lumturi.

“Historia jonë e dashurisë na ka mësuar dhe u ka mësuar të tjerëve që ju nuk mund ta gjykoni një libër nga kopertina e tij dhe thjesht ta doni personin pa marrë parasysh kush janë ata. Unë nuk mendoj se ju mund të zgjidhni me kë dashuroheni.” – Chloe Lusted

Çifti i lumtur janë martuar prej pesë vitesh dhe kanë një vajzë 2-vjeçare të quajtur Olivia.

Burimi: Guinness World Records 

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!