Çifti Kiara-Luiz në dy “skaje të kundërta”/ Ja VIP-at që spikatën këtë javë në “Instagram”!

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Nëse ka ndonjë këngë që është bërë virale në “TikTok” e jo vetëm, ajo është padyshim “Sarile” e Mandi Nishtulla. Këngëtari ka fituar 800 ndjekës më shumë këtë javë.

Elgit Doda, kohët e fundit ka qenë mjaft i zënë me përgatitjet e albumit të tij të ri. Artisti dalëngadalë po na zbulon disa copëza nga projektet e tij dhe ka ngjallur kuriozitetin e fansave. Ai ka fituar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pavarësisht problemeve të tij të shumta me “Instagram”-in, ai këtë javë ka fituar 2 mijë ndjekës.

Me një rritje të njëjtë në numrin e ndjekësve, pra po me 2 mijë më shumë, vijnë dhe Olta Gixhari, Ronela Hajati, Anxhela Peristeri dhe aktori Agron Llakaj. Kujtojmë që ky i fundit ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private, ku u ndal dhe tek pjesëmarrja në filmin që pritet të dalë së shpejti në kinema, “5 Herë Jo”.

Nga ana tjetër, me numër të njëjtë rritje në ndjekës janë dhe binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj. Këtë javë ata kanë shtuar 3 mijë në llogarinë e tyre. Donaldi është protagonist së bashku me Bora Zemanin në filmin “5 Herë Jo”. Teksa Romeo po përflitet se do të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP 3”. Moderatorja Kiara Tito kryeson për këtë javë me 5 mijë ndjekës më shumë.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)