Çiftet, a duhen realisht?

Fjala çift, është një marrëdhënie midis dy njerëzve, është një përpjekje ose ndryshe një dëshirë midis dy njerëzve që të jenë bashkë.

Fjala në ditët e sotme përdoret shpesh herë në jetën tonë të përditshme, por sa është realisht e vërtetë kjo fjalë (gjëndje)?

Sa egziston sot kjo, me gjithë kuptim e fjalës?

Së pari ta fillojmë me kuptimin e kësaj fjale. Çift do të thotë:

Dy njerëz (nuk po vë tabela, për respekt të gjithë atyre që kanë dëshira të ndryshme seksuale) vendosin të jenë bashkë, të pranojnë njëri tjetrin, të respektojnë njëri-tjetrin, ta pranojnë njëri tjetrin me të metat dhe të mirat. Ta duan dhe ta mbështesin njëri-tjetrin në të gjitha fazat e jetës. Kjo do të thotë të jesh çift me dikë.

Në kohët moderne kjo është zbehur sadopak sepse zhvillimi i madh që po pëson njerëzimi por dhe bota, njerëzit kanë harruar të dashurojnë realisht por dashurojnë materialisht! Është humbur dashuria e sinqertë dhe është zëvendësuar me atë materiale! Njerëzit janë bërë si të babëzitur dhe lakmojnë për më shumë, dhe harrojnë për çfarë kanë ardhur në këtë botë!

Kemi ardhur për të jetuar, dhe jo për të zaptuar botën!

Atë që vëmë re, besoj shumica e njerëzve kanë raste, është që çiftet nuk durojnë bashkëjetesën me kalimin e kohës, nuk preferojnë të bëjnë përpjekje dy palëshe, për të mirën e tyre, për dashurinë e tyre! Por zgjedhin divorcin dhe rrugën e konflikteve. Kjo shpesh herë ndikon dhe në fëmijët, për shkaqe të ndryshme. Sepse fëmijët janë ata të parët që shikojnë konfliktet e prindërve të tyre, brenda në familje. Gabimet e prindërve shumë herë i paguajnë fëmijët dhe ata pësojnë strese në të ardhmen e tyre.

Kjo fatkeqësisht nuk kuptohet në fillim, sepse fëmijët nuk shprehen, sidomos kur janë të vegjël, por e mbajnë brenda vetes. Prindërit nga ana tjetër më shumë merren me sherret e tyre sesa me fëmijët, dhe në fund ju vjen lajmi i keq nga psikologu, kur ai u tregon se çfarë kanë bërë ata për fëmijët!

Që mos e zgjasë shumë, sepse kemi argumente plotë për të thenë. Ajo që duhet nënvizuar është fjala “DASHURI”. Nëqoftëse nuk ka dashuri reale dhe mirëkuptim midis çiftit, pasojat vijnë avash avash.

Mos harroni të shprehni dashurinë tuaj çdo ditë, është e vetmja gjë që nuk kushton…

Nga Armand Muzhaqi.

Related posts

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Opinion nga Sonila Meço/ “Kronikë nga Shqipëria 2023…”, sulmi me armë zjarri ndaj ‘TCh’, gazetarja thirrje qeverisë