Nuk kanë fund largimet nga Partizani, një tjetër titullar drejt shitjes në Ukrainë (FOTO)

Christian Mba

Christian Mba mund të largohet nga Partizani. Ekipi kryeqytetas ka shitur në këtë merkato tre nga lojtarët më të rëndësishëm, Arinaldo Rrapaj, Tedi Cara dhe Andi Hadroj. Nigeriani, ashtu si tri largimet e tjera pritet të transferohet në Ukrainë. Klubi i ligës së dytë ukrainase, Metalist Kharkiv, ka nisur një ofertë joshëse prej plot 500 mijë eurosh, që kanë tunduar jo pak Partizanin.

Klubi i kuq është gati ta pranojë këtë ofertë, teksa duhet thënë se negociatat janë në rrugë të mbarë dhe në ditët në vijim pritet që gjithçka të vendoset e bardha në të zezë. Vetë Christian Mba e ka kërkuar largimin me ngulm gjatë muajve të fundit dhe është pro kësaj lëvizjeje.

Pavarësisht se nuk shkon në një kampionat aq konkurruese, financat kalojnë në një tjetër nivel. Aktualisht ai po stërvitet normalisht me ekipin, teksa ishte edhe pjesë e miqësores kundër Kastriotit, ku edhe hapi serinë e golave me një rrjetë spektakolare. Në këtë sezon Mba ka luajtur në 21 ndeshje zyrtare me “Demat”, ku ka arritur të shënojë edhe 5 gola.

Metalist Kharkiv është një klub i vjetër, i themeluar plot 100 vite më parë, por pa arritur të lërë gjurmë në futbollin e madh ukrainas. Për Mba ka pasur interes edhe nga kampionate të tjera, por oferta e ukrainasve është më e madhja dhe duket e parefuzueshme nga “demat”.

Related posts

“Gjithçka do të shkojë mirë”, Melos Bajrami i sigurt për një sukses ndaj Partizanit: Kemi mësuar nga gabimet, do bëj gjithçka që më kërkon trajneri

“Duhet të luajmë me zemër”, Bordin kërkesë tifozëve të Tiranës: Jeni më të mirët në Shqipëri, na mbështesni

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët