CHAMPIONS/ Partizani bën lojën, BATE Borisov i vjedh barazimin në Tiranë

Partizani e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Skuadra e Zekiç ka dominuar ndaj bjellorusëve, por është detyruar që të rikuperojë për të siguruar të paktën një rezultat pozitiv nga sfida në shtëpi.

Të kuqtë kanë sulmuar pareshtur duke tentuar në çdo mënyrë që të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, kur ndeshja u zhvillua thuajse gjithmonë pranë zonës kundërshtare.

Por në fillimin e të dytës, ishin miqtë që shënuan me Antilevski në minutën e 58′ nga një pavëmendje e prapavijës, duke vështirësuar punën e kryeqytetasve. Megjithatë, një skemë në goditje këndi solli golin e barazimit të Carës vetëm 10 minuta më vonë e më pas Murataj goditi shtyllën.

Partizani provoi të gjente golin në minutat e mbetura, me Zekiç i cili i dha hapësirë edhe Grezdës si zëvendësues. Por në fund, të kuqtë u desh të kënaqeshin me barazimin 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e javës së ardhshme, e cila luhet në Hungari.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)