CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid “nuk vdes kurrë”! I shkakton Liverpool turpin historik në Europë. Napoli prek gjithashtu kualifikimin

Real Madrid tregoi edhe një pse është klubi më i madh në botë me 14 Champions  në palmaresin e tij. Klubi mbretëror spanjoll, edhe pse pësoi dy gola pa u mbushur çerek ore në “Anfield”, përballë finalistit të sezonit të kaluar (të cilin e mposhti në finale), tregoi forcën që e karakterizon, jo thjesht duke përmbysur rezultatin (2-5), por duke i thënë një “shuplakë” skuadrës së Jurgen Kloppit.

Golat e shpejtë të shënuar nga Nunez (4’) e Salah (14’) gjetën kundërpërgjigjen e shpejtë të “Los Blancos”, që barazuan shifrat brenda fraksionit hapës me dy gola të Vinicius Juniorit.

Në pjesën e dytë festivalin e golave vijuan Militao dhe Benzema, që sikurse Vinicius sigloi dygolësh.

Me fitoren e thellë të arritur në “Anfield”, për Realin duket si shëtitje kualifikimi në çerekfinale.

Fitore e pastër e Napolit 0-2 në fushën e Eintrachtit të Frankfurtit. Kryesuesit e Serisë A treguan se nuk është rastësi që po dominojnë elitën e futbollit italian.

Kvaratskhelia humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, gjithsesi Napoli shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsinë e një goli falë rrjetës së Osimhen.

Gjithçka u bë më e lehtë për Napolin kur Kolo Muani la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Di Lorenzo shënoi golin e dytë për napolitanët në minutën e 65-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën, me skuadrën e Spallettit favorite për të vijuar më tej.

Related posts

“Gjithçka do të shkojë mirë”, Melos Bajrami i sigurt për një sukses ndaj Partizanit: Kemi mësuar nga gabimet, do bëj gjithçka që më kërkon trajneri

“Duhet të luajmë me zemër”, Bordin kërkesë tifozëve të Tiranës: Jeni më të mirët në Shqipëri, na mbështesni

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët