Champions League/ “Mund të menaxhojmë rezultatin”, Pioli i sigurtë për një kualifikim ndaj Tottenham

Milan do kërkojë të ruajë avantazhin 1-0 të fituar në ndeshjen e parë në Champions League ndaj Tottenham, sakaq tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli në konferencën për shtyp ka thënë se synimi i ekipit është të rikthehet protagonist.

Nuk ka nevojë të motivoj lojtarët, sepse e dimë rëndësinë e përkushtimit që do të na lejonte të rritemi akoma më shumë në Europë, krahasuar me sezonin e kaluar. Nuk kam dyshime se skuadra do të jetë gati në aspektin e vendosmërisë, përqendrimit dhe kujdesit. E kemi përgatitur ndeshjen, i njohim kundërshtarët si luajnë taktikisht dhe kemi bërë prova.

“Me siguri që do të jetë një ndeshje e ekuilibruar siç ishte sfida e parë, të cilën ne e fituam me meritë sepse luajtëm pak më mirë se Tottenham. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Londër, kemi një avantazh të vogël, që mund ta administrojmë, prandaj duhet të luajmë me cilësi dhe vendosmëri.

Milani është një skuadër që është mësuar me disa skena dhe arritje të rëndësishme. Sigurisht që objektivi është që të rikthehemi protagonistë në Europë dhe mundësia, është, ndonëse do të jetë e vështirë përballë Tottenhamit” – Tha ai.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)