CHAMPIONS/ BATE Borisov, merkato dhe rezultatet në kampionat! Lajm i mirë për Partizanin…

Partizani do të ndeshet në datën 11 korrik në “Air Albania Stadium” me një kundërshtar deri diku të panjohur por edhe dukshëm të ndryshëm nga skuadra e shumë viteve më parë, pjesëmarrëse e zakonshme në fazat e grupeve të Champions apo Europa League.

BATE Borisov, një emër që ka dominuar gjatë dekadave të fundit në Bjellorusi sot është rastësisht e shortuar si kampione pas dënimit të dy skuadrave të renditura në vendet e para për shkak të trukimit të ndeshjeve. Të martën në Tiranë, BATE do të vijë në ritëm të plotë pasi ka konsumuar deri tani 13 ndeshje nga kampionati vendas ku gjithsesi po tregion një formë të dobët pasi mban vendin e 7 me plot 12 pikë më pak se Dinamo Minsk në krye të klasifikimit.

Ndërkohë që ndeshja me Partizani po afron, në kampin bjellorus po bëjnë ndryshime të rëndësishme. Afrimi i fundit në radhë është lojtari i Kombëtares së Bjellorusisë, Ruslan Khadarkevich. Mbrojtësi 30-vjecar është larguar nga rivalët e Dinamo Minsk për të forcuar repartin e prapavijës së BATE-s dhe pritet që ai të jetë i gatshëm që në ndeshjen e datës 11 korrik në Tiranë ku do të vendosin drejtësi një katërshe gjyqtarësh belgë me kryesor Nathan Verboomen.

Gjatë orëve të fundit, klubi kampion i Bjellorusisë ka njoftuar largimin e portierit Denis Shcherbitskyi, i cili do ta vazhdojë karrierën në Rusi. Ndërkohë, trajneri Igor Kovalevich është shprehur i shqetësuar për gjendjen fizike të skuadrës duke theksuar për mediat vendase se ekipi nuk është ende në maksimum ndërsa mungesa e mundshme e dy lojtarëve jetikë të kësaj skuadre si Max Yablonsky dhe Roman Gribovsky, të dy të dëmtuar, mund ta penalizojë jo pak ekipin  bjellorus dhe të avantazhojë Partizanin.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)