Ç’fat i keq për Gentian Selmanin, porta e Tiranës tani është në duart e Ilion Likës…

Portieri Gentian Selmani la fushën e lojës në takimin ndaj Besiktas. Gardiani bardheblu u dëmtua në pjesën e parë dhe u mësua se ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe se kjo do ta mbajë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Por për të mësuar se sa do të jetë kjo kohëzgjatje, do të priten edhe 2-3 ditë. Nga burime pranë klubi mësohet se do të ketë një konsultë tjetër për të vendosur nëse ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme apo jo.

Gjithsesi, rreziku që të qëndrojë larg fushave është i madh dhe projeksioni është janari dhe mos më shumë. Nga kjo do të ndikojë edhe kohëzgjatja e riaftësimit për portierin dhe gjithashtu edhe strategjia e bardhebluve për portën.

Mjekët kanë këshilluar klubin që të hyjë në merkato për portier të ri. Ilion Lika është një portier me shumë eksperiencë dhe cilësi. Por nëse konfirmohet varianti i një mungese shumëmujore për Selmanin, bardheblutë mund të jenë të detyruar të kthehen në merkato për një tjetër emër për katërkëndorin e tyre, qoftë edhe si alternativë e veteranit.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)