Çfarë romantiku! Luizi i tregon Kiarës çfarë e bëri të dashurohet kaq shumë me të: Mbeta pa frymë! (VIDEO)

Nëse e keni ndjekur “Big Brother” që prej natës së parë, duhet ta keni kuptuar që këngëtari Luiz Ejlli “iu qep” moderatores Kiara Tito dhe që në momentet e para u dallua pëlqimi që ai kishte për të.

Pas emisionit ku u prezanuan banorët me publikun e njëri-tjetrin, Luizi vinte vërdallë të gjente një shtrat për të fjetur dhe kërkonte të merrte mendime nga vajzat e shtëpisë. Bisedonte e bënte batuta me të gjithë, por sytë i ngelën tek Kiara.

Pëlqimi i tij u forcua dhe u bë akoma më i dukshëm në ditët në vazhdim, ndërsa gjatë ditëve në shtëpi vetë Luizi ka treguar se ka pasur tërheqje sapo e ka parë. Madje, ai e quan këtë “dashuri me shikim të parë”.

Këngëtari i ka treguar Kiarës se nga pamja e jashtme, ajo i ngjan shumë një personi shumë të dashur për Luizin, që ka ndërruar jetë. Megjithatë, që në momentin e parë që ai ka hyrë në shtëpi, ka parë diçka në sytë e Kiarës që e ka lënë pa fjalë.

Teksa bisedonin mbrëmë në oborr, Kiara u bë kurioze ta pyeste çfarë pa ai tek ajo, që krijoi ndjenja.

“Të kam parë sytë. Rashë brenda sapo të pashë. Mbeta pa frymë. Të dukem natyrë që rri pa frymë? Ja urdhëro!”- iu përgjigj Luizi.

Related posts

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

1 comment

Rozeta Gaspari 21/01/2023 - 10:09
Luis djali flori lum Nena qe e ka
Add Comment