Çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet lokale?/ Ja kush fiton sipas Blendi Fevziut

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë të shkurtër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 14 maj.

Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza.

Në “Euronews Albania”, Fevziu tha se përçarja e PD-së, dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje, ndikimet e të cilave PD-ja do t’i vuajë edhe në dekadën e ardhshme.

Që PD të rikthehet në pushtet, duhet një hapje më e madhe se koalicionet apo bashkimi i saj, tha gazetari.

“Në 14 maj është shumë e vështirë të mendosh se do të ketë ndryshime të mëdha. Vendimi që PD ka marrë në 2019-ën me largimin nga parlamenti, si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të dojë minimumi një dekadë që të rikuperohet.

Kishte bashki që e majta s’do t’i fitonte kurrë dhe sot është e vështirë t’ua marrësh kandidatëve të majtë.

Ju e dini që në Shqipëri kryetarët e bashkive rrinë me mandate të gjata dhe ndaj u ndryshua ligji dhe u kufizua që të kenë të drejtë të qëndrojnë vetëm 3 mandate. Kjo ndodh dhe në botë dhe sot është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki. Situata e përçarjes në PD nuk e favorizon rezultain pozitiv të saj në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet e 2025-ës PD-së nuk i mjafton bashkimi i saj, apo koalicionet, por duhet të hapet ndaj çdo elementi për t’u rikthyer në pushtet”, tha Fevziu.

Related posts

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!