Çfarë po ndodh? Pas grushtit të Berishës, një 32-vjeçar tenton të hyjë në Parlamentin Shqiptar me makinë

Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm tek Parlamenti. Një 32 vjeçar ka tentuar të parkojë mjetin brenda oborrit të Parlamentit duke dëmtuar traun.

Menjëherë pas kësaj ai është shoqëruar nga policia e komisariatit Nr.1.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 32 vjeçari i identifikuar si Mariglen Mujo Berisha, i komunitetit rom, dyshohet se kurohej me medikamente depresioni kohët e fundit.

Komandanti i gardës Gramoz Sako, ka mbërritur në Kuvend, për shkak se trau ka dalë jashtë funksionit ndërsa punonjësit e gardës e hapin traun manualisht.

Burime për Ora News bëjnë me dije se 32 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe jo në gjendje të mirë psikologjike.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…