Ka kaluar në përleshje fizike dhe sulme të ndërsjellta protesta në veri të Kosovës, me pasojë disa të plagosur nga KFOR, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Situata degradoi në Zveçan, kur ushtarët e NATO-s kërkuan hapjen e rrugës pranë komunës, ndërsa protestuesit bllokuan lëvizjen dhe vunë si kusht largimin e policisë të Kosovës.
Videot më poshtë kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentet e përleshjeve, që përfunduan me disa ushtarë të plagosur dhe arrestime në radhët e serbëve.
Pamjet më poshtë tregojnë disa ushtarë të shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së parë. Ata janë të rrethuar nga forcat e tjera të KFOR, që përleshen me protestuesit. Në filmime duket se zona është e mbushur me gaz lotsjellës dhe përreth ka zjarr dhe tym.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte paralajmërimi që dha KFOR para ndërhyrjes.
Misioni njoftoi për 25 ushtarë të plagosur nga KFOR dhe foli për “sulme të paprovokuara” nga ana e serbëve.
“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR. Përplasja në Zveçan ndodhi pasi forcat paqeruajtëse kërkuan nga përfaqësuesit të Listës Serbe që të mundësojnë lëvizjen e tri automjeteve të Policisë së Kosovës. Brenda automjeteve ishin policët që kërkonin hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.
Policët në automjete qëndronin aty që prej orëve të para të mëngjesit. Kërkesa e KFOR u kundërshtua nga protestuesit serbë, që kërkonin të mbanin godinat e komunave të rrethuara.