Çfarë po ndodh me çiftin?! Kiara Tito heq unazën e martesës (FOTO)

Moderatorja Kiara Tito po shijon ditët më të bukura të jetës, siç është shtatzania.

Por bashkë me të vijnë edhe një sërë ‘problemesh’ fizike si enjtja e gishtave apo rrobat e ngushta.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Kiarës, ku për shkak të enjtjes së gishtave ka hequr unazën e martesës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto pa unazë në dorë ku ka shkruar:

Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama.

Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe. Kujtojmë se, ajo dhe Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.

Related posts

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)