Çfarë ndodhi?! Nuk është as Donaldi as Romeo/ Elgit Doda i habit të gjithë me përgjigjen për shokët e ngushtë

Kantautori i njohur shqiptar, Elgit Doda, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku pyetjet bëhen nga fëmijët. Duke i parë gjithë kohës bashkë, medoemos gjithsecili do të mendonte se shokët e ngushtë të Elgitit janë binjakët Veshaj.

E kështu ka menduar edhe një nga vajzat e vogla të panelit, e cila pyeti Elgitin: Kë ke më shok të ngushtë?

“Më shumë shokë? Të ngushtë kam Albanin dhe Noizyn”, u përgjigj Doda duke befasuar ndoshta jo vetëm publikun por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale. Këta të fundit e kanë shpërndarë këtë moment në platforma të ndryshme sociale duke ironizuar dhe qeshur se si Elgiti nuk përmendi as Donaldin dhe as Romeon.

Gjatë kohës së BBV, Elgiti deklarohej si shoku i ngushtë i Donaldit, këngë e koncerte bashkë, aq sa partnerja e tij Klea Huta i shkoi në emision duke i kërkuar që të zgjidhte mes saj apo binjakëve.

Epo, ç’të të themi ne…

@emocionn05 #fyp #foryou #viral #emocionn05 #mali_g22 #donxhoni #donxhonii #kosova #kosovaalbania #prishtina #durrsi #albania #albaniangirl #kosovatiktok #tirana #bbkte ♬ Friends – Ella Henderson

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!