Çfarë ndodhi në spital në orët e para të mëngjesit?! Një grua u mbajt peng nga bashkëshorti i saj, autori shoqërohet në polici

Një person është marrë peng në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Kosovës, ku bëri me dije se një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, dhe ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacioni policor si pjesë e vijimësisë hetimore”, ka thënë Borovci.

Mediat në Kosovë kanë kontaktuar dhe QKUK, të cilët kanë konfirmuar incidentin dhe janë shprehur se pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar për një incident brenda hapësirave të klinikave. Menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi