Çfarë ndodhi?! Migen Memelli refuzon të flasë pas fitores, jep lajmin e keq…

Vllaznia ka fituar në transfertën e vështirë të Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, ekipi shkodran fitoi me rezultatin minimal 0-2. Vendasit e kishin shumë të vështirë pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34’ e sfidës.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli.

“Kam dalë në këtë intervistë për të respektuar të gjithë të ftuarit. Për hirë të së vërtetës më duhet të jap një lajm që nuk është i mirë. Vajza e mikut tonë Alban Hasani, drejtorit të akademisë së Vllaznisë, po lufton me jetën. Në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)