Çfarë ndodhi?! “Lumi i kuq” përmbyt rrugët e qytetit (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portugali pasi më shumë se dy milionë litra verë të kuqe kanë rrjedhur nëpër rrugët e një qytet portugez pas një aksidenti në dy rezervuarët që mbanin pijen. Pamjet janë bërë tashmë virale! Vera rrjedh poshtë një kodre në qytetin e São Lourenco do Bairro, nga një objekt në pronësi të Levira Distillery .

E mjaftueshme për të mbushur pothuajse një pishinë olimpike, vera portugeze shihet teksa rrjedh me shpejtësi nëpër rrugë, duke shkaktuar dëme, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke folur me Jornal de Notícias, Jorge Sampaio, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Anadias, tha: “Shqetësimi ynë më i madh ishte që vera të shkonte në lumin Cértima dhe të shkaktonte një fatkeqësi mjedisore.” 

Prodhuesi i verës kërkoi falje për incidentin dhe tha se do të kujdeset për pastrimin e rrugëve dhe çdo dëmtim tjetër të shkaktuar.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!