Çfarë ndodhi?! Gerta shpërthen në lot teksa… (VIDEO)

Dita e sotme ka nisur me energji pozitive për disa nga banorët e “Big Brother VIP 4”. Egli, Kelly, Aldo, Loredana dhe Gerta kanë kënduar e kërcyer me njëri-tjetrin.

Por në një moment Gerta u përlot dhe pranë saj qëndroi Loredana, e cila e përqafoi dhe u mundua që t’a bënte të qeshte.

Teksa në sfond ishte kënga “E duam lumturinë”, Gerta ka shpërthyer në lot pasi i janë kujtuar dy djemtë e saj.

“Janë krenarë për ty”, i tha Loredana banores e cila këndonte me lot në sy.

Kujtojmë se Gerta ka patur mundësi që t’i shikojë dy djemtë, por pa i takuar. Ata u bënë pjesë e sfidës së mos reagimeve dhe hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dy djemtë qëndruan në oborr duke luajtur me top, ndërkohë Gerta ishte në living dhe i shikonte në led. Banorja vetëm qante dhe nuk e theu rregullin që të shkonte dhe t’i takonte.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…