“Çfarë më shikon, do të vras”, pamjet shokuese të vrasjes brutale në rrugët e New Yorkut/ I riu theret për vdekje para syve të partneres (VIDEO)

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq vrasjen brutale që ndodhi rrugëve të New Yorkut.

Sulmuesi pa ndonjë shkasë sulmon dhe ther për vdekje një të ri që po ecte në trotuar.

Siç mund të shihet në video, viktima për të cilin thuhet se është aktivisti dhe këngëtari amerikan Ryan Carson qëndron i ulur dhe bisedon me të dashurën.

Disa metra larg tyre, një burrë fillon të godas sende nëpër rrugë pa ndonjë arsye, dhe tërë mllefin e shfryen tek i riu kur e pyet “çfarë dreqin më shikon”.

I riu i përgjigjet “asgjë nuk po shikoj” dhe qëndron pranë të dashurës dhe burrit të nervozuar që fillon ta kërcënojë dhe t’i afrohet me shumë.

“Do të vrasë”, e kërcënon burri, derisa i riu e lut që të qetësohet dhe ngre duart.

Sulmuesi më pas fillon ta ndjekë të riun, duke iu vërsulur me thikë, derisa e dashura e tij që vrapon pas tij dëgjohet duke bërtitur “të lutem, të lutem”.

Gjatë tentimit për të ikur nga sulmuesi, i riu rrëzohet në ulësen në të cilën pak sekonda më herët po qëndronte, e vrasësi e kap për xhakete dhe e përplas për tokë duke e therur disa herë në gjoks.

Më pas pështynë të dashurën e viktimës dhe sërish e godet të riun para se të largohej nga vendi i ngjarjes. Në video shihet disa sekonda pas sulmit të frikshëm.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra