Çfarë ishte?! Ja gjesti i pahijshëm që Kate Middleton bëri ndaj William (FOTO)

Një lëvizje që u komentua shumë ishte ajo e Kate Middleton gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Charles në Skoci. Nga fotot e publikuara nga “Daily Mail” vihet re se Kate i dha Princit William një përkëdhelje të butë në të pasmet, teksa ata shoqëronin Charles dhe Camilla në kurorëzimin skocez të Mbretit.

 “Ndërsa ndiqnin shërbimin e kishës, William dhe Kate ndanë një shfaqje të shkurtër të dashurisë fizike kur ajo u përkul dhe i pëshpëriti në vesh të shoqit përpara se t’i jepte një goditje të lehtë në të pasmet e tij, shkruan “The Independent”.

Më parë Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla udhëtuan nga Pallati i Holyroodhouse në katedrale, ku u mblodhën figura kryesore nga jeta civile skoceze. William dhe Kate, të cilët gjithashtu mbajnë titujt Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci, iu bashkuan procesionit mbretëror dhe hynë në kishë pas monarkut dhe gruas së tij.

Shërbimi përfshiu aspekte të traditës mbretërore skoceze shekullore së bashku me shtesa të reja si pjesë muzikore të shkruara posaçërisht për këtë rast, një psalm të kënduar në gjuhën galike dhe përdorimin e fragmenteve nga Dhiata e Re në skocez.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra