Çfarë i ka ndodhur Sali Berishës? Meta shkon në selinë e PD-së por mungon ish kryeministri, ja kush e pret

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në ambientet e selisë blu për të zhvilluar një takim. Duke qenë se ish kryeministri, Sali Berisha ndodhet në shtëpinë e tij i sëmurë me grip, Meta do të takohet me Flamur Nokën dhe përfaqësues të tjerë të partisë Demokratike.

Ky është takimi i parë që Meta zhvillon në selinë e PD në vitin e ri. Ende nuk dihen detajet e diskutimeve të takimit por mendohet se do të flitet rreth aksionit opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka anuluar konferancën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte. Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes për 32-vjetorin e themelimit të RD-së.

Gazetari Ardit Hoxha, bën me dije se shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja gripale prej disa ditësh e ish-kryeministrit.

“Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike. Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që zoti Berisha mba çdo të premte me gazetarët”, bëri me dije gazetari i Euronews, Ardit Hoxha.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika