Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, me përmbylljen e pushimeve, po bëhet gati për një sezon të ngjeshur me projekte.
Në një postimi në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari i dashur për publikun ka publikuar një foto të tij, në një vend ku shfaqet gjysmë errësirë.
Ndërkohë bashkëngjitur me pozën që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, Luizi ka shkruar shkurt:
“Po vjen…”.
Në pamje të parë, duket sikur këngëtari ka gati këngën e radhës dhe fotoja e shkrepur është pjesë e videoklipit.
Por me pjesëmarrjen e tij në rolin si aktor në filmin më të fundit shqiptar ‘Në Kuadër të Dashurisë’, nuk e përjashtojmë mundësinë që fotoja të jetë një paralajmërim për një film tjetër.
Megjithatë, sesi qëndron e vërteta, këtë pritet të na i tregojë vetë këngëtari në ditët në vijim.
Luiz Ejlli ka qenë një nga personazhet më të komentuar pas përfundimit të ‘reality show-t’ ku ai u shpall fitues. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku na përditëson me të rejat më të fundit nga projektet e tij muzikore, apo aktivitetet në përditshmëri dhe festat familjare.