Sipas mjekësisë tradicionale kineze, trupi ynë është i ndarë në meridiane të caktuara energjie që lidhen me organe të ndryshme. Këta meridianë janë kanale të ngjashme me enët e gjakut që kanë ndikim në shëndetin dhe trupin tuaj.Ora biologjike kineze mund të na tregojë intervalet e energjisë që qarkullojnë në trup dhe nivelet më të forta të energjisë në një pjesë të caktuar të trupit çdo 2 orë.
Në qoftë se një organ apo një pjesë e trupit shfaq ndonjë problem, simptomat me siguri do të jenë të dukshme në orën kur ky organ është në maksimumin e funksionimit të tij. Sipas mjekësisë kineze ka 12 meridiane që lidhen me çdo organ të madh. Filozofia Yin-Yang thotë se ato ndahen në 6 meridiane yin dhe 6 yang.
Meridianët e energjisë punojnë për 24 orë të ndara në 2 intervale 12-orëshe, ku çdo meridian prek pikun kur një tjetër është në nivelin më të ulët të energjisë. Kjo është arsyeja pse mjekët kinezë gjithmonë pyesin pacientët se në cilën orë kanë nisur simptomat. Kjo i ndihmon ata të identifikojnë më lehtë problemin.
Ora 5:00 – 7:00 e mëngjesit është koha e zorrës së trashë. Është koha kur zorrët fillojnë të lëvizin dhe të nxjerrin toksinat e një dite më parë. Është gjithashtu koha ideale për të larë trupin dhe krehur flokët. Besohet se krehja e flokëve ndihmon për të pastruar energjitë negative të trurit.
Ora 7:00- 9:00 është koha e stomakut. Prandaj është e rëndësishme të hani vaktin më të bollshëm të ditës në këtë orë për të optimizuar tretjen dhe përthithjen. Ushqimet e ngrohta që janë të pasura me ushqyes janë më të mira në mëngjes.
Ora 9:00-11:00 është koha e pankreasit dhe shpretkës, kur çlirohen enzimat për të ndihmuar tretjen e ushqimit dhe çlirimin e energjive për ditën që keni përpara. Kjo është koha ideale për t’u ushtruar dhe punuar.
Ora 11:00 – 13:00 është koha e zemrës që punon për të pompuar ushqyesit dhe për t’ju dhënë më shumë energji. Kjo është gjithashtu koha ideale për të ngrënë drekë. Në këtë orë rekomandohet një dremitje e shkurtër apo një filxhan çaji.
Ora 13:00-15:00 është koha e zorrës së hollë, kur ushqimi i ngrënë më parë përfundon tretjen dhe asimilimin. Kjo është koha ideale për të kryer detyrat e përditshme apo ushtrime fizike.
Ora 15:00-17:00 është koha e fshikëzës, kur mbetjet metabolike shkojnë në sistemin e filtrimit të veshkave. Është koha e përkryer për të studiuar ose për të vënë trurin në punë me kapacitet të plotë. Këshillohet një filxhan tjetër çaj për të ndihmuar procesin detoksifikimit.
Ora 17:00-19:00 është koha e veshkave kur gjaku filtrohet dhe veshkat punojnë për të ruajtur ekuilibrin e duhur kimik. Kjo është koha e përkryer për të ngrënë darkë dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut me ecje, masazhe apo streçing.
Ora 19:00- 21:00 është ora e qarkullimit të gjakut kur ushqyesit cohen në kapilar dhe çdo qelizë. Kjo është koha e përkryer për të lexuar. Shmangni aktivitetet mendore në këtë kohë. Është koha e përkryer për të kryer marrëdhënie seksuale, ose riprodhuar.
Ora 21:00-23:00 është koha e sistemit endokrin kur rregullohet homeostaza e trupit dhe enzimat mbushen. Rekomandohet të flihet në këtë orë në mënyrë që trupi të kursejë energji për ditën e nesërme.
Ora 23:00-1:00 është koha e tëmthit. Që të zgjoheni energjikë, në këtë kohë trupi duhet të jetë pushim. Në mjekësinë kineze, në këtë orë energjia yin zbehet dhe yang fillon të rritet. Energjia Yang ju ndihmon të qëndroni aktiv gjatë ditës dhe “magazinohet” kur jeni në gjumë.
Ora 1:00-3:00 është koha e mëlçisë dhe koha kur trupi duhet të jetë në gjumë. Gjatë kësaj kohe, toksinat çlirohen nga trupi dhe gjaku pastrohet. Nëse e gjeni veten zgjuar gjatë kësaj kohe, atëherë ose mund të keni shumë energji yang ose probleme me mëlçinë dhe detoksifikimin.
Ora 3:00-5:00 është koha e mushkërive dhe përsëri, kjo është koha kur trupi duhet të jetë në gjumë. Trupi duhet të mbahet i ngrohtë në këtë kohë për të ndihmuar mushkëritë të mbushin trupin me oksigjen.