Çfarë është Hipopituitarizmi? Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i tij

Çfarë është Hipopituitarizmi?


Hipopituitarizmi, ose gjëndra e hipofizës me veprim të zvogëluar, ndodh kur gjëndra e hipofizës nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Është një çrregullim i rrallë mjekësor. Hipofiza, e vendosur poshtë trurit, quhet gjëndër ”kryesore” sepse ndihmon në kontrollin e gjëndrave të tjera që prodhojnë po ashtu hormone. Këto gjëndra të tjera përfshijnë për shembull gjëndrën tiroide, mbiveshkore dhe gjëndrat seksuale. Ky çrregullim mund të ndikojë në vetëm një gjëndër tjetër, ose të ndikojë te një numër i tyre, ose të gjithë gjëndrat, me efekte që mund të jetë graduale ose të përnjëhershme dhe dramatike. Hipofiza është e rëndësishme për rregullimin e ekuilibrit të ujit, presionit të gjakut, funksionet seksuale, përgjigjet ndaj stresit dhe metabolizmin bazë. Në hipopituitarizëm, këto sisteme të hormoneve nuk funksionojnë aq mirë sa ato do të duhej.

Cilat janë shkaqet e Hipopituitarizmit?


Shkaqet e shumta përfshijnë tumoret e hipofizës ose tumoret tjera të trurit, infeksionet e trurit, gjakderdhjet e hipofizës, traumat, operimet në hipofizë, goditjet në tru, keqformime kongjenitale, çrregullimet e rralla trashëguese, dhe rrezatimi në tru për shkak të tumoreve.

Cilat janë simptomat e Hipopituitarizmit?


Disa njerëz nuk kanë simptoma derisa ndodh një situatë stresuese. Të tjerët kanë simptoma që fillojnë papritmas. Këto simptoma përfshijnë dhimbje koke, shikim të paqartë dhe rritje ndjeshmërie ndaj dritës me ngurtësi të qafës. Simptomat varen nga sistemi i organeve që preken. Në rast se gjëndra tiroide është e prekur mund të bëjë që ju të ndjeheni të dobët dhe të lodhur, bëheni kaps, ndiheni të fryrë dhe shtoni peshë. Në rast se janë prekur vezoret mund të shkaktojnë ndryshime në cikël menstrual, thatësi të vaginës dhe marrëdhënie të dhimbshme. Testikujt e prekur mund të shkaktojnë probleme në ereksion. Gjëndrat mbiveshkore të prekura mund të shkaktojnë dobësi, marramendje në qëndrim në këmbë, ndjeheni me probleme të lukthit dhe dhimbje në bark. Fëmijët me hipopituitarizëm rriten ngadalë.

Si diagnostikohet Hipopituitarizmi?


Mjeku do t’ju bëjë pyetje dhe do të bëjë një ekzaminim fizik. Do të merren mostra të gjakut dhe urinës për të matur nivelet e hormoneve. Mjeku gjithashtu mund të përshkruajë barna për të parë nëse këto nivele të hormoneve ndryshojnë pas marrjes së barnave. Mund të bëhet një rezonancë magnetike (MRI) e hipofizës për të parë nëse ka ndryshime.

Si trajtohet Hipopituitarizmi?


Trajtimi bazohet në shkakun e hipopituitarizmit. Do të jepen barna për të zëvendësuar çdo hormon që trupi nuk e prodhon. Njerëzit me hipopituitarizëm mund të kenë nevojë për të marrë barna për pjesën tjetër të jetës së tyre. Marrja e barnave mund të ndalojë paraqitjen e sërishme të simptomave. Kirurgjia mund të jetë e domosdoshme nëse rritjet (tumoret) jonormale në hipofizë ose afër indeve të trurit janë shkaktar të hipopituitarizmit.

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!