Çfarë e shkakton një imunitet të dobët dhe si mund ta forcojmë atë?

Janë të shumta arsyet që ju bëjnë të keni një imunitet të dobët si:

  • keqyshqyerja– është kthyer në një problem global për shkak se shumë persona abuzojnë me ushqimin duke konsumuar ushqime të pashëndetshme. Kjo shkakton obezitet dhe një sërë sëmundjesh të tjera si anoreksia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, etj.
  • mungesa e ushtrimeve fizike- ushtrimet fizike ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
  • përthithja e lëndëve ushqyese bie me moshën– me kalimin e viteve metabolizmi ngadalësohet dhe përthithja e lëndëve nuk bëhet si më parë.

Por nëse doni të forconi imunitetin dhe t’i qëndroni larg gripit, ftohjeve dhe virozave të ndryshme të stinës fillimisht duhet të ndryshoni dietën ushqimore.

Gjithashtu, në forcimin e imunitetit ndikojnë edhe suplementet ushqimore të cilët rritin shanset për shmangien e patogjenëve dhe bëjnë të mundur përthithjen maksimale të lëndëve ushqyese.

A e ndihmojnë suplementet ushqimore imunitetin?

Shpesh ne hasim probleme në lidhje me mungesën e elementëve të ndryshëm në organizëm, tepër të rendësishëm për një funksionim normal të tij dhe pikërisht për këtë na vijnë në ndihmë suplementet.

Nëse ndjeni lodhje, dhimbje të kyçeve dhe kokës, keni stres, çrregullime të gjumit apo ftohje të shpeshta duhet të kuptoni se keni një imunitet të dobët dhe se organizmi juaj ka nevojë për ndihmë.

Për këtë ju mund të përdorni propolis. Kjo lëndë ngjitëse e krijuar nga bleta është njohur që në lashtësi si lënda më e fuqishme e natyrës dhe përmban një shumëllojshmëri lëndësh ndër të cilat mund të përmendim 2 më kryesoret: bioaktivet dhe flavonoidet të cilat konfirmojnë ndihmën e madhe që propolis i jep sistemit imunitar.

Ai ka veti të fuqishme antibiotike, antivirale dhe antioksiduese. Në këtë mënyrë shërben si një mbrojtës ndaj infeksionit, anti-inflamator dhe një suplement parandalues superior.

Efektet e propolisit janë konsideruar si trajtim plotësues ose alternativ për shumë çrregullime të imunitetit. Ai premton të arrijë një sistem imunitar më efektiv kur përgjigjia imune nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar një infeksion specifik apo gjendje patologjike.

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!