Çfarë e bëri Gvozdenovic të qajë? Trajneri i Skënderbeut priste një telefonatë… por atë nuk e mori dot

Skënderbeu mposhti në transfertën e Cërrikut, Turbinën me shifrat 0-4. Një sukses që rikthen pas vetëm një sezoni në elitë skuadrën korçare duke qenë se kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, bardhekuqtë janë në vend të parë me 48 pikë, katër më shumë se Dinamo e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.

Tashmë, në dy javët e mbetura, korçarët do të mundohen të blindojnë vendin e parë të renditjes. Pas ndeshjes, Ivan Gvozdenovic nuk mundi dot të mbante lotët, kjo pasi disa ditë më parë babai i tij ndërroi jetë, dhe ai ka qënë një nga motivuesit më të mëdhenj, madje në çdo ndeshje e merrte në celular, por ajo telefonatë mungoi pikërisht në ditën e tij më të bukur. “Shpirti i tij është atje lart”, deklaroi Gvozdenovic.

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit