Çfarë duhet të dini! Shërbimi i WhatsApp pas 31 dhjetorit nuk do funksionojë më në këto telefona

Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari në miliona telefona me nisjen e vitit të ri 2023. Njerëzit me modele të vjetra të iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 dhjetorit, pa bërë një update. WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c, së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung.

Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari. “Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, tha WhatsApp.

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”.  Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë. 

Në tetor WhatApp ndaloi së punuari në iPhone duke përdorur iOS 11 dhe softuer më të vjetër. 

Related posts

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)

Michelle Obama po ndjek seanca terapie dhe zbulon arsyen pse: “Jam në një pikë ku…”