Çfarë duhet të bëjë opozita? Meta mesazh të qartë dhe këshilla Bashës e Kryemadhit: Të mos intimidohen qytetarët shqiptarë

Në konferencën e përjavshme të thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta, ka folur për disa tema aktuale. Meta iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, gjithashtu Meta i ka dërguar një mesazh të qartë edhe opozitës, kreut të Partisë Demoktarike, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

I pyetur se cili do ishte mesazhi i tij për opozitën e bashkuar, kreu i shtetit tha se “Opozita duhet të jete e qartë dhe të unifikojë kërkesat. Duhet të ketë komunikim të ngushtë me partnerët tanë, veçanërisht me Komisionerin për Zgjerimin në BE, por edhe Bundestagun gjerman. Të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme e të mos intimidojnë qytetarët shqiptarë” – përfundoi ai.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025