Ndarja e Egli Takos dhe Olsi Bylykut ka qenë një ndër më të përfolurat e këtij viti. Edhe pse kanë disa muaj që i kanë dhënë fund lidhjes, ata sërish janë në qendër të vëmendjes së publikut.
Edhe pse ish-çifti akoma nuk ka treguar se çfarë shkaktoi prishjen e marrëdhënies së tyre, fansat e zjarrtë të Olsit shpeshherë e kanë “thumbuar” këngëtaren në rrjetet sociale.
Së fundmi Egli ka postuar në “Instagram” një foto e cila shkëlqente e gjitha. Teksa poza në fjalë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta, ka pasur nga ata që e kanë kritikuar.

Një ndjekës e ka pyetur se nëse di të bëj diçka tjetër përveçse të jetë prona apo femra e dikujt. Komenti nuk ka kaluar pa u vënë re as nga Egli e cila ka vendosur që ti japë një përgjigje duke thënë:
“Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guxim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”.