Ç’do të ndodhë me çiftin e ri?! Bora i tregoi se po e priste jashtë, Donaldi i vë “pikat mbi i”! Beatrix i kërkon falje Borës!

Pas rrëfimit të Dondald Veshaj, në lidhje me raportin e tij të krijuar me Beatrix dhe marrëdhënien që ai kishte jashtë shtëpisë së ‘BBVip’ me moderatoren Bora Zemani një tjetër video konfuzoi gjithë situatën!

Përpara tij, në ekran u shfaq moderatorja Bora Zemanit, pas puthjes romantike që dyshja shkëmbyen, ndërsa tregon varsen që Donaldi i dhuroi nga muri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe thotë fjalët:

“Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varsen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”.

Pas kësaj video, Donaldi, tejet i prekur thotë se ndihet në faj dhe ndihet se nuk e respektuar, ndërsa nga ana tjetër thotë se ndihet tepër i dhënë pas Beatrix, me të cilën shkëmbeu edhe puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, gjatë ‘dasmës’ së tyre!

Donaldi: Nuk e di! Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq!

Arbana: Je realisht i dhënë pas Beatrix, ke ndonjë gjë për ti thënë asaj?

Donald: E kam shumë qejf Triksën.

Donald: Ndihem shumë keq tani!

Pas situatës me Donaldit, nëna e Beatrix i ka dërguar një mesazh të qartë për gjithçka po ndodh në historinë e tyre, por çfarë mendon Beatrix për këtë këshillë?

Tejet e prekur, ajo thotë se ndihet si të jetë një fëmijë 2 vjeç dhe nuk i ka marrë hapat si duhet, në lidhje me marrëdhënien e krijuar me Donaldin, ndërsa në mes është edhe një person i tretë!

Opinionistja Sonila Meço e këshillon Beatrixën që ka ardhur koha që ajo të rritet dhe të sillet si një vajzë e rritur, ndërsa Arbër Hajdari i sugjeron që të kërkojë falje për sjelljen e saj!

Beatrix: Nga zëri e di që nuk më ka me shumë të drejtë, ndihem si fëmijë 2 vjeç që nuk i kam bërë hapat siç duhet!

Sonila: Triksa, jemi unë edhe ti, hajde flasim pak. E the vet dhe do ta quaja një aftësi tënden për ta njohur veten, the që ndihem si fëmijë, them që ti akoma mamin e shikon si me qen 2 vjeç. Që ti kudo të jesh një ambient të duhet një njeri si referencë dhe ke mbetur vajza e vogël 2 vjeçare. Ti je shumë e lënduar, por ka ardhur koha të jesh në moshën tënde, rritu Triks, je vajzë e madhe!

Arbri: Të kishte prit pak s’do kishte bërë keq. Nëse mendon se dikush mund të jetë lënduar nga sjellja që ka bërë mendoj se duhet të fillojë me falje, sepse mendoj që bota ka fuqi të falë!

Menjëherë pas komenteve të opinionistëve, Beatrix i kërkon publikisht falje moderatores Bora Zemani dhe thotë se ndihet shumë në faj!

Beatrix: Oh! Thjesht si femër kërkoj falje, ndjesë që ndjeva verbërisht edhe gjithashtu kërkoj shumë falje Borës, ndihem shumë në faj. Ndoshta nuk… (preket). Zemër nuk do isha fut kurrë, nuk e di, thjesht e besova shumë kur më tha, unë e di realisht, por duhet…

Pas disa minutave reflektim ata janë thërritur në Dhomën e Rrëfimit teksa Donaldi ka bërë dhe një deklaratë tëpër të rëndësishme për marrëdhënien e tij.

‘’Unë me Borën e kam mbyllur historinë. Një varëse e vënë në qafë nuk më qartëson dhe nuk më jep sigurinë që unë dua. Unë dua që njerëzit të bëjnë për mua aq sa bëj unë për to. Është shumë e lehtë të flasësh si opinionist por dua të them që une nga Beatrix nuk do tallem kurrë’’,- tha ai teksa nuk i mbajti dot as lotët.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)