Çau barrierat dhe “fluturoi” drejt digës së Liqenit, zbulohet video e frikshme e shoferit (video)

Pas më shumë se 6 orësh ka reaguar policia e Tiranës lidhur me aksidentin e frikshëm që ndodhi te Liqeni. Në njoftimin zyrtar, policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në Rrugën e Kosovarëve.

“Dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin Eldi Allushi, 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit. Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.”

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025