Jo vetëm Carlos Garcia, te Flamurtari pritet një tjetër shkarkim (EMRI)

Carlos Garcia

Carlos Garcia largohet zyrtarisht nga Flamurtari.  Pasditen e djeshme është zhvilluar takimi mes administratorit Sinan Idrizi dhe trajnerit Carlos Garcia. Idrizi e ka falënderuar 41-vjeçarin për punën e deri tanishme, duke i uruar suksese. Mësohet se mes ish-trajnerit dhe klubit është arritur edhe marrëveshja e ndërprerjes me konsensus të kontratës, edhe sa i përket termave financiare. Klubi njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me Karlos Garsia edhe nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale.

“Koka” e merkatos së dy sezoneve të fundit në Vlorë është Artim Pollozhani. Drejtori sportiv i klubit rrezikon të shkarkohet. Administratori Sinan Idrizi i la dorë të lirë në merkaton e klubit sezonin e kaluar, kur skuadra ishte në Kategorinë e Parë, dhe për pak javë mori detyrën e trajnerit pas shkarkimit të Andrea Agostinelit. Këtë sezon, Pollozhani punoi me Garsian dhe së bashku zhvilluan merkaton. Në këto kushte, pa përgjegjësi nuk është as Pollozhani, me të cilin mund të ndahen rrugët qysh sot. Madje flitet se përveç trajnerit, Flamurtari po kërkon edhe për drejtor sportiv.

Related posts

“Nuk e kam mendjen te goli, por tek fitorja”, mesazhi i qartë i Armando Brojës në prag të ndeshjes me Serbinë

Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës (FOTO)