Carlo Ancelotti “Nostradamus”/ Parashikoi finalen me Osasunan që në shkurt

Reali i Madridit do të përballet me Osasunan në finalen e fillim-majit për Kupën e Mbretit. Fitorja 4-0 ndaj Barcelonës në “Camp Nou” pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, e ktheu gjithë situatën në favor të ekipit madrilen që tashmë do të sfidojë rivalin modest në përmasa edhe pse të uritur për trofe.

Por kjo finale nuk është një surprizë për tifozët e Realit apo edhe për vetë Ancelottin pasi ai e kishte parashikuar personalisht këtë ndeshje në finale. Deklaratën e bëri në 18 shkurt në prag të sfidës me skuadrën nga Pamplona për llogari të kampionatit.

Në stadiumin “El Sadar” ai i rrëfeu trajnerit rival Jagoba Arrasate që të dy do të takoheshin sërish në finale. Nga e thëna në të bërë, tashmë Real Madrid dhe Osasuna do të kryqëzohen në 6 maj në stadiumin “La Cartuja”.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)