“Çarçan, të kërkojmë falje që të rrahëm Partizanin”, Albano Aleksi “kunj” gazetarit: E di që je dem i kuq!

Albano Aleksi vazhdoi serinë e intervistave pas fitimit të titullit kampionë. Mesfushori i Egnatias ishte shumë i entuziasmuar për triumfin, teksa pas sfidës nuk kurseu askënd.

Aleksi nisi të ‘thumbojë’ Gerti Carcanin, duke e i kërkuar falje që i “rrahën” Partizanin në mes të Tiranës. Ndër të tjera mesfushori nënvizoi.

FITUES I KAMPIONATIT-Shumë faleminderit për urimet. Kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura tonat në këtë sezon. Luajtëm në Tiranë ndaj një ekipi shumë të mirë siç është Partizani, me shumë tifozeri. Në fund të fundit djersa jonë u shpërblye sepse ne e kemi merituar gjithë vitin. E kemi treguar se kemi një ekip të fortë si brenda fushës edhe jashtë saj. Kjo do të thotë që erdhëm në Tiranë dhe i rrahëm në mes të Tiranës.

KUNJA NDAJ GERTI ÇARÇANIT-Unë dhe çunat i kërkojmë falje Carcanit, se unë dhe çunat ia prishëm “ëndrrën” për Partizanin për titullin kampion. Gerti mos u mërzit, mos u mërzit. E di që je tifoz i kuq, e di. Të kërkoj falje që të rrahëm Partizanin në mes të Tiranës”, ka përfunduar lojtari i rrogozhinasve.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)