Capital T do bëjë namin këtë verë me këngët e reja të tij që janë padyshim hitet e verës

Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, ka punuar prej kohësh për albumin e tij më të ri, të titulluar “Skulpturë”. Publikimi i tij u shty për shkak të Koronavirusit por reperi ka njoftuar se do të lançohet së shpejti.

Në profilin e tij të Instagramit, ai ka zbuluar intron e këngës së parë. Kënga titullohet “Tu festu” dhe është një këngë ritmike. Capitali ka treguar se kjo këngë është bazuar te viti 2020, pasi përgjatë këtij viti ka kuptuar se duhet ta jetojë çdo ditë duke festuar si të ishte e fundit.

Po ashtu ka zbuluar dhe një pjesë nga një tjetër këngë e albumit, e titulluar “C’est la vie”. Këto fragmente të publikuara nga reperi janë pritur shumë mirë nga fansat, të cilët po presin me padurim që të lançohet albumi dhe t’i dëgjojnë të gjithë këngët.

Capitali ka lajmëruar se pjesa e parë e albumit do të dalë nga fundi i Qershorit.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!