Byzylyku i prish surprizën Ardian Bujupit

Para pak ditësh Ardian Bujupi postoi në Instagram-in e tij lajmin se do të publikonte një këngë të re shumë shpejt. Në foton në të cilën e lajmëronte, Ardiani shfaqej me një vajzë me rroba banjo, të cilës i kishin rënë rrezet e diellit në fytyrë dhe nuk dallohej kush ishte.

Mirëpo byzylyku që ajo kishte në dorë e bëri të qartë që vajza në fjalë nuk është tjetër veçse Xhensila Myrtezaj. Ajo shfaqet edhe në foto të tjera në Instgram-in e saj me të njëjtin byzylyk.

Duket sikur dyshja është bërë përsëri bashkë për të ripërsëritur suksesin e këngës “Çika Çika” të vitit 2018.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…