Bylis pësoi 4 gola, Egbo pas ndeshjes habit me deklaratën: Egnatia nuk na dominoi, goli i tyre ishte…

Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, ka folur dhe trajneri i Bylist, Emmanuel Egbo.

“Nuk është që na dominoi Egnatia. Ne e nisëm mjaft mirë pjesën e parë me presing të lartë. Goli i dytë ishte offside e kemi parë. Donim të shkurtonim diferencën në 2-1, por më pas Egnatia shënoi të 3-tin dhe të 4-tin.

E kam vënë re që ishim dobët 20 minutat e fundit. Kemi lojtarë që kanë ardhur pa minuta në këmbë, apo ata që kanë ardhur me vonesë në stërvitje, por kemi dhe nga ata që kanë pasur probleme fizike”, tha Egbo.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)