Bylis përfiton financiarisht, por dobësohet në cilësi; klubi ballshiot shet dy lojtarë te…

Bylis

Merkato shqiptarë shpeshherë dhuron lëvizje të pazakonta dhe ajo e akorduar mes Bylisit dhe Dinamos klasifikohet padyshim si e tillë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Bylis ka rënë dakord që t’i shesë Dinamos dy sulmuesit titullarë, Malomo Ajodeji dhe Ibrahim Mustafa. Asgjë e pazakontë, sigurisht, po të mos ishte për faktin se ndeshja mes këtyre dy skuadrave në kampionat zhvillohet pikërisht këtë fundjavë.

Dinamo pret të shtunën Bylisin në një ndeshje delikate për të dy ekipet, të cilat nuk kanë pritur mbarimin e sfidës për të bërë zyrtare marrëveshjen mes tyre, por e kanë bërë efektive atë vetëm dy ditë para saj.

NJOFTIMI I BYLISIT

FK BYLIS ka njoftuar transferimin e dy lojtarëve titullarë të skuadrës, mesfushorin Malomo Taofek Ayodei si dhe sulmuesin Ibrahim Mustafa. Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos.

FK BYLIS i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën bardhekuqe dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.

LEXO ME SHUME:Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

Related posts

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri

150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe