Bylis, pas trajnerit vjen konfirmimi në merkato; zbulohen tri emrat e rinj në skuadër

Febron Ziu merr zyrtarisht “frenat”. Nëse dita e parë kaloi vetëm me vëzhgim, dje ka nisur direkt nga puna. Tre futbollistë janë transferuar tek Bylisi dhe 2 të tjerë jana rikthyer nga huazimi. Portieri Bruno Puja dhe mbrojtësit Mateo Qarri e Selindjon Zholi do të jenë pjesë e klubit ballshiot sezonin e ri. Gjithashtu Roland Shkreli dhe Ervis Kasaj janë rikthyer në klub pas huazimit te Orikumi.

Postimi i plotë
Bruno Puja, portieri kavajas që ka luajtur me Kastriotin dhe Egnatian në Superiore si dhe vlonjati Mateo Qarri, mbrojtës qendre, janë zyrtarisht pjesë e jona!
Jo vetëm kaq, por edhe mbrojtësi i majtë, Selindjon Zholi, i është bashkëngjitur skuadrës sonë.
Rikthehen nga huazimi te Orikumi, Roland Shkreli dhe mesfushori i qendrës, Ervis Kasaj!

Related posts

Partizani pa identitet, bllokohet ndaj Vorës, Egnatia-Vllaznia krijojnë spektakël (video)

“Të shqyrtohet nga organet kompetente”/ Lushnja në vendin e parafundit, Bicaj kapet me gjykimin: Na u mohua një penallti e pastër

Vllaznia, rikthim me peshë në mbrojtje ndaj Egnatias (FORMACIONI I MUNDSHËM)