Bylis nuk siguroi dot mbijetesën, klubi ballshiot ndërpret kontratat me 12 lojtarë (KOMUNIKATA)

Abissnet Superiore uli siparin e saj të hënën me 5 ndeshjet e luajtuar të javës së 36-të. Ekipet ishin të gjitha në garë për titullin kampion por edhe për mbijetesën. Bylisi i cili i hoqi Tiranës titullin nga duart pas barazimit 2-2 në javën e 35-të u mposht nga Vllazina në javën e fundit duke e bërë kështu skuadrën e dytë që bie një kategori më poshtë pas Kastriotit.

Pas rënies një Kategori më poshtë ata tashmë kanë bërë me dije edhe largimet e para. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bylis njofton se ka ndërperë kontratën me 12-të futbollistë. Bëhet fjalë për: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi.

Këta futbollistë nuk do të jenë më pjesë e ballshiotëve duke dalë kështu lojtarë të lirë. Bylis i falenderon për kontributin që kanë dhënë dhe iu uron atyre suksese të mëtejshme.

Postimi i plotë i FK Bylis:

Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë!

Nga sot kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë e jona.

Klubi ynë i falenderon për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në vijimin e karrierës së tyre!

Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin!

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës