Bylis tris golash Laçit dhe sheh shpëtimin e sezonit, Berko fut në telashe kurbinasit (video)

Bylis

Bylis nuk po di të ndalet, e pasi u largua nga zona e rënies i lë Laçit atë të playout, duke e mposhtur bindshëm 0-3 në Laç. Skuadra e Nevil Dedes bën kështu një hap të rëndësishëm drejt shpëtimit, duke u akomoduar momentalisht në mesin e renditjes. Kjo është fitorja e dytë radhazi në kampionat për ballshiotët pas asaj me Dinamon në javën e kaluar. Berko ishte protagonisti absolut i kësaj sfide, me një dygolësh në minutën e 25’ dhe të 61’. Ndërsa llogaritë i mbylli Peralta, në minutën e 77’.

Kështu, në javën e 21 të Superiores Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit. Takimi u zhbllokua në minutën e 25′ kur Berko shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 61′ siguroi rezultatin me dygolëshin personal. Një performancë spektakolare e gjemanit, por që Dede tenton ta mbajë me këmbë në tokë: “Perfeksion s’ka kurrë. Për mua si trajner lojtari i ndeshjes ishte portieri. Loja mund të merrte rrjedhë tjetër. Komplimente kundërshtarit pasi luajti deri në fund pavarësisht gjithçkaje. Mos të harrojmë kemi luajtur 120 minuta në mesjavë. Mund ta mbyllnim ndeshjen shumë më shpejt me situatat e pjesës së parë, por edhe të dytës”.

Pas dygolëshit të Berko, sfida u vulos me golin e Peraltas në minutën e 76′. Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura mes dy skuadrave në këtë kampionat, duke konfirmuar dominimin e ballshiotëve në ndeshjet direkte mes dy ekipeve.  Me këtë fitore skuadra e Dedes i largohet zonës së ftohtë dhe arrin në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, skuadra e Laçit mbetet në vendin e 8-të të renditjes.

LEXO ME SHUME:Po spikat me paraqitjet e tij, Lecce dhe Torino synojnë talentin e Laçit (FOTO)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana