Bylis “zbut” Demat! Partizani bën katastrofën e sezonit dhe merr fërshëllimat e tifozëve (video)

Bylis

Bylis ka regjistruar një  fitore të rëndësishme në Abissnet Superiore, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-3 në sfidën e javës së 26-të të kampionatit. Dueli i zhvilluar në “Arena e Demave” u vendos nga golat e 18′ Da Silva, 70′ Mustafa dhe në fund nga, 90’+2 Ruçi.

Sfida nisi me një ritëm të lartë, dhe vendasit nuk vonuan për të marrë avantazhin. Në minutën e 12’ pas një aksioni nga e djathta, Bintsuka çon sferën te Taipi i cili i vetëm gjuan dhe gjen avantazhin për të kuqtë. Pas dy minutash, Sembene me kokë gjen golin për dyfishimin e rezultatit. Bylis reagoi në minutën e 18’ me Da Silva-n, i cili shfrytëzon pavëmendjen e prapavijës së të kuqve për të gjetur rrjetën me një gjuajtje të rrufeshme.

PJESA E DYTË

Presing i lartë i Bylisit që po mundohet të zhvendosë lojën gjithnjë e më pranë zonës së të kuqve. Çdo tentativë e të kuqve për t’u shfaqur në sulm në minutat e fundit është ndalur nga pozicionet jashtë loje sistematike të ballshiotëve. Në minutën e 70’  Mustafa merr vendin e Berkos në radhët e Bylisit dhe ishte pikërisht sulmuesi që gjen golin e barazimit.

Kur pritej përfundimi I ndeshjes,  pas një sulmi të Çelajt nga e djathta, topi shkon në qendër te Ruçi i cili gjuan dhe gjen golin e përmbysjes. Një sukses shumë i rëndësishëm i ekipit ballshiot që shkon në vendin e 7-të me 28 pikë, duke i lënë vendin Tiranën në Play-Out që nesër do të luajë ndaj Teutës.

LEXO ME SHUME:“Nuk i jam borxhli askujt”/ Dejvi Bregu nxjerr “sedrën vlonjate”: Di që kam qenë dy muaj jashtë fushe dhe kam 7 gola e 4 asiste

Related posts

“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, kërkesa e zyrtarit ndaj Berat Gjimshitit (video)

Mirlind Daku protagonist me Rubin Kazan, dopietë, gol i anuluar dhe penallti e humbur (VIDEO)

Dinamo dhe Teuta “lagen” për 1 pikë, në Elbasan fiton… mërzia (video)

1 comment

Partizani, Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i klubit 21/02/2025 - 21:29
[…] LEXO ME SHUME:Bylis “zbut” Demat! Partizani bën katastrofën e sezonit dhe merr fërshëllimat e tifozëve (v… […]

Comments are closed

Add Comment