Bylis i bën dalje sulmuesit, ndërpret bashkëpunimin pas tre sezoneve (ARSYEJA)

Bylis

Bylis ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Felipe Souza. Ballshiotët nuk kanë pritur merkaton e janarit për të prishur kontratën, ndërsa tregojnë se dëmtimet e shpeshta u bënë shkak për këtë vendim. Sulmuesi 26-vjeçar u afrua në shtatorin e vitit 2022 te klubi i Bylisit. Ky ishte sezoni i tretë për të, teksa mori minuta si zëvendësues vetëm në një takim.

Njoftimi i Bylisit:

“FK Bylis njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin brazilian, Felipe Souza dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë për 3-sezone. Felipe Souza, u bë pjesë e Bylisit në edicionin 2022-2023, duke spikatur me performancën dhe golat e tij, në Superiore dhe Kategorinë e Parë, por dëmtimet e shpeshta u bën shkak edhe për mbylljen e aventurës si bardhekuq mes brazilianit dhe klubit tonë. FK Bylis e falënderon Felipe Souzën për kontributin e dhënë në klubin tonë, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen”.

NDESHJA NDAJ PARTIZANIT

Partizani humb kreun në Ballsh i mundur nga Bylis, që i shkakton të kuqve humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Alexandar Veselinoviç. Në një përballje dramatike të zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, skuadra e Nevil Dedes triumfoi me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund serisë prej tetë humbjesh radhazi ndaj Partizanit.

LEXO MË SHUMË: Veselinovic përgatit formacionin anti-Bylis, tre mungesa te Partizani (EMRAT)

Related posts

Vllaznia kërkon “bekimin” e Balajt, sulmuesi nuk shënon prej pesë ndeshjesh

Abissnet Superiore, 180 minuta të ethshme; katër skuadra në luftë për titullin kampion dimri

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas