Bylis e nis me ambicie të mëdha sezonin, priten katër afrime në skuadër

Arjan Bellai dhe ndihmësi i tij, Kosta Mihalidhis, kanë drejtuar dje seancën e parë stërvitore, bashkë me përgatitësin atletik nga Argjentina, Turci. Gjirokastriti rikthehet në Ballsh për herë të dytë, pasi vjet në të njëjtën periudhë mori drejtimin e ekipit, teksa skuadra përgatitej për Superioren.

Trajneri i ka idetë e qarta në Ballsh edhe për merkaton apo afrimet e nevojshme në këtë periudhë, kur ka mbetur afro një muaj nga starti i Kategorisë së Parë. Seancën e djeshme e kanë ndjekur edhe drejtuesit më të lartë të klubit, ndërsa nuk kanë munguar dhjetra tifozë në shkallët e kompleksit “Bylis” për të vëzhguar edhe për ndonjë afrim të ri të skuadrës së tyre të zemrës.

Tashmë në Ballsh synohet që të afrohen disa lojtarë cilësorë, teksa priten dy mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues i mirëfilltë. Vetëm me këto afrime grupi do të jetë i plotësuar dhe do të quhet “top” për sezonin e ri në të Parën. Me shumë gjasa afrimet priten nga jashtë, duke qenë se tregu ynë ofron pak.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)