Bylis “skuq” Partizanin, kryeqytetasit shohin zonën e ftohtë të klasifikimit (video)

Bylis

Surpriza e javës erdhi nga Ballshi, aty ku Bylis arriti të mposhtte Partizanin me shifrat 3-1, duke marrë një fitore me shumë peshë në luftën për mbijetesë dhe duke i dhënë goditje të fortë ambicieve të të kuqve.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Partizanin që mori iniciativën dhe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20′ me Isgandarli. Megjithatë, ishte Bylis ai që befasoi në minutën e 42-të, kur pas një aksioni të rrjedhshëm barazoi rezultatin me Malomo. Në pjesën e dytë ishte sërish Malomo që shënoi në minutën e 56′ ndërsa Kodji shënoi në të 73-tën.

Deri në fund Partizani shtoi presionin, krijoi disa raste të pastra, por portieri i Bylisit u shndërrua në hero, duke pritur gjithçka. Pas 90 minutave dramatike, rezultati u mbyll 3-1 për vendasit, që regjistrojnë një fitore historike. Bylis shkon në vendin e gjashtë me 6 pikë, ndërsa Partizani në vendin e tetë me 4 pikë.

LEXO ME SHUME:Dinamo fiton derbin kryeqytetas, Tirana prek fundin (video)

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!