Bylis-AF Elbasani luhej në “Adush Muça”, klubi ballshiot bën veprimin për t’u respektuar (FOTO)

AF Elbasani

Tashmë zyrtarisht sfida mes Bylis dhe Elbasanit do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndodh ashtu siç pritej dhe “dëshira” e skuadërs elbasanase plotësohet.

Kështu FSHF-ja së bashku me Bylisin kanë pranuar kërkesën e skuadrës së Nevil Dedes dhe kjo përballje do të luhet në shtëpinë e kampionëve të Kategorisë së Parë. Ditën e enjte në orën 17:00 dy ekipet do të vihen përballë në një sfidë që luhet vetëm për statistikë.

AF Elbasani është shpallur kampion dhe tashmë do të ketë fatin të festojë para tifozëve ngjitjen në Superiore. Pritet që mbështetja e tifozëve të jetë e lartë, teksa klubi bën thirrje që të mbushin shkallët e stadiumit për të kthyer në një ditë festë të paharrueshme dhe historike për qytetin e tyre.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)