Bushi: Shqipëria një Francë e vogël, Reja do të ketë dy ekipe

“Shqipëria ka ardhur në një moment që ka shumë lojtarë të datëlindjes 1998-2002. Shqipëria do të ketë pothuajse dy kombëtare dhe trajneri Reja pas dy apo tre vitesh nuk do të dijë se kë të marrë dhe do të lërë lojtarë shumë të mirë jashtë. Mund të them se jemi bërë një Francë e vogël, që ka aq shumë lojtarë, sa lojtarët e mirë nuk i grumbullon fare. Nuk është se lojtarët që nuk kanë ardhur këtë herë nuk do të jenë në të ardhmen. Është një luks për trajnerin të ketë konkurrencë”.Kështu u shpreh trajneri i ekipit Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi, pas dy fitoreve mjaft të rëndësishme në eliminatore, 1-5 ndaj Austrisë dhe 3-1 ndaj Andorrës.Për Bushin, shumica e lojtarëve aktualë të ekipit Shpresa mund të jenë pretendentë për ekipin kombëtar A. “Reja e di më mirë se kush mund të jetë më i dobishmi në këto momente”, tha Bushi.Por cili është prioriteti i Bushit për ekipin që ai drejton? “Prioriteti kryesor është furnizimi me lojtar i ekipit A, por s’i kemi lënë asnjëherë rezultatet për të arritur sa më lart. Ne jemi ekip modest dhe nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë, apo me ekipe të tjera. Aktualisht kemi ndeshjen me Kosovën dhe duhet të përqendrohemi vetëm këtu. Pasi të mbyllet kjo ndeshje do të flasim për objektivin dhe ndeshjen e ardhshme”.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit