Burreli e ka seriozisht këtë sezon, zyrtarizon dy ish-lojtarët e Superiores (EMRAT)

Burreli është i vendosur për të ndërtuar një ekip konkurrues.Matjanët kanë prezantuar dy emra të njohur në futbollin shqiptar,Silvestër Shkalla dhe Jurgen Dushkaj,kanë firmosur kontratat e tyre.

Qendërmbrojtësi me eksperiencë rikthehet në Shqipëri pas aventurës tek Vushtrria në ligën e parë kosovare ndërsa Dushkaj,mesfushori i majtë ka luajtur me ekipe si Luftëtari,Kukësi,Teuta dhe Bylisi në Shqipëri si dhe Dacia,Unrea e Voluntari në kategorinë superiore rumune.Të dyja afrimet shihen si një “bonus” për të arritur objektivat që ka Burreli.

Ditë më parë është dakordësuar edhe me tre futbollistë të tjerë, që vijnë si përforcime.Kristi Jaku, Klejdi Paloka dhe Eron Brajshori kanë nënshkruar,ndonëse dy të parët nuk janë zyrtarizuar ende prej klubit, por pritet që shumë shpejt edhe kjo procedurë të ndodhë

Related posts

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)

Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

“Do bojkotoj, kërko falje!”/ Edi Martini në luftë me Hygerta Sakon, largohet nga lidhja direkte (video)