Burreli, ashtu si shumica e klube të tjera shqiptare, prej afro një muaji ka vazhduar pushimet, që priten të jenë më të gjata se zakonisht. Gjithsesi, situata te Burreli është e mbushur me shumë pikëpyetje, pasi drejtuesit e klubit kanë lajmëruar se do të ketë largime. Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me disa nga “shtyllat” e Burrelit të sezonit të fundit. Largimi i kapitenit Florenc Farruku mund të quhet çështje e mbyllur.
Klikoje Sport ka mësuar se ka firmosur me Vorën. Pikëpyetje ka për të ardhmen e portierit Sinan Dani, pasi 21-vjeçari bëri një sezon të mirë në Burrel dhe matjanët mund të mos i përmbushin kushtet financiare, që mund të jenë më të larta nga klube të tjera.
Edhe qendërmbrojtësi Silvestër Shkalla shikohet në dyshim për të vijuar me matjanët. Me dy futbollistët të cilët kanë oferta nga Superliga e Kosovës. Lidhur me këto largime të mundshme, Klikoje Sport ka mësuar se trajneri Ditmar Bicaj nuk do të vijojë të jetë trajner i Burrelit. Tekniku ka kërkuar një projekt serioz, diçka e tillë nuk është përgjigjur nga drejtuesit të cilët kanë një qasje tjetër për sezonin e ri. Vetë Ditmar Bicaj ka kërkuar një klub me ambicie të larta.
Burreli bëri një sezon shumë të mirë duke e mbyllur në vendin e 4-t kampionatin e Kategorisë së Parë. Trajneri Ditmar Bicaj bëri një punë fantastike dhe pas përfundimit të sezonit ka dhënë një mesazh falenderimi